Shumë protestues janë mbledhur para objektit të komunës së Zveçanit.
Gjithashtu edhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe nënkryetari, Igor Simiq, kanë shkuar në Zveçan, duke iu bashkuar protestuesve atje.
KFOR-i amerikan ka krijuar perimetër në Leposaviq për të pasur nën kontroll situatën në këtë komunë, pasi sot do të dalë në punë kryetari i ri.
Protestuesit serbë si edhe në komunat e tjera veriore veçse janë mbledhur për të kundërshtuar udhëheqjen e kryetarit të ri, shkruan Klankosova.tv
Ndërkaq policët e Kosovës gjenden brenda komunës.