Një veturë e mediumit Top Channel është vandalizuar të hënën nga protestuesit në Zveçan bëri të ditur kryetari i AGK-së Xhemajl Rexha, përcjell InLajmi
Rexha bëri të ditur se ,e këtë veturë me të cilën po udhëtonin 4 gazetarë të medieve të ndryshme.
Ai shtoi se personat me maska lart vazhdimisht shajtën në drejtim të tyre dhe në një rast na gjuajtën me shishe.
Postimi i plotë i tij:
Vetura e Top Channel, me të cilën po udhëtonim bashkë me Leonita Bajrami Kosovë Gjoci dhe Valdrin Abazi u sulmua pak minuta pas parkimit, 20 metra nga KFOR-i polak, në Zveçan. Iu vendos ngjyrë dhe targat pas iu hoqën. Personat me maska lart vazhdimisht shajtën në drejtim tonin dhe në një rast na gjuajtën me shishe. /InLajmi/