Të hënën në veri të vendit ka pasur sulme ndaj Policisë së Kosovës dhe mediave, të cilat janë të vandalizuar me simbole fashiste e nacionaliste, përcjell InLajmi.
Për këto sulme reaguan nga AGK e edhe analisti i njohur kosovar Imer Mushkolaj i cili tha se gazetaret duhet të mbrohen.
Mushkolaj shtoi se shteti duhet t’i sigurojë gazetarët në veri dhe se sulmet ndaj tyre nuk duhet toleruar.
Postimi i plotë i tij:
Gazetarët duhet të mbrohen. Shteti duhet t’i sigurojë gazetarët në veri. Sulmet ndaj tyre nuk duhet toleruar. /InLajmi/
