Për zhvillimet në veri të Kosovës tashmë kanë reaguar gjitha vendet e fuqishme evropiane e botërore, por të hënen vjen edhe reagimi nga zyrtarët e lartë rus të cilët theksojnë se situata atje është alarmante, transmeton InLajmi.
Duke folur për tensionet në veri, kryediplomati rus, Sergej Lavrov ka thënë se “konflikti ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është përshkallëzuar kurse situata është alarmante dhe duket se jemi para një “shpërthimi” në Evropë, deklaroi ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov.
“Një shpërthim i madh është gati në qendër të Evropës. Pikërisht në vendin ku në vitin 1999 NATO kreu agresion ndaj Jugosllavisë, duke shkelur të gjitha parimet e imagjinueshme të Aktit Final të Helsinkit dhe dokumenteve të OSBE-së, e cila edhe një herë thekson se ajo që po ndodh sot në botë është e natyrës gjeopolitike dhe se një zgjidhje gjeopolitike është nevojshme”, tha Lavrov, shkruan Danas.rs.
Ai theksoi se kur flitet për Evropën, është e nevojshme të ofrohet siguri “e barabartë dhe e pandashme” për të gjitha vendet, që do të thotë se asnjë bllok dhe, siç tha ai, as NATO, nuk ka të drejtë të pretendojë dominim në atë pjesë të botës.
Ndryshe, të premten Policia e Kosovë ka hedhur gazlotësjellës në drejtim të qytetarëve serb të cilët tentonin të pengonin hyrjen e kryetarëve të rinj në objektet e komunave Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq.
Ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq tha se Forcat e Armatosura të Serbisë janë në gjendje gatishmërie luftarake nga e premtja dhe se formacionet e ushtrisë do të vendosen plotësisht përgjatë vijës administrative deri në orën 14:00 të ditës së hënë. /InLajmi/