Kryetari i ri i Leposaviqit Lulzim Hetemi i dërgoi letër KOSTT -it dhe ZRRE-së për pagesën e rrymës elektrike, përcjell InLajmi.
Sipas tij autoritet duhet ti njoftojnë ata për borxhin e grumbulluar të energjisë elektrike në atë pjesë.
Ndryshe një kërkesë të njëjtë para Hetemit e bëri edhe kryetari i Mitrovicës së Veriut Erden Atiq.
Postimi i plotë i tij:
Sot ju drejtova KOSTT dhe ZRRE për të kyçur institucionet tona publike komunale në mënyrë që të fillojë pagesa e rregullt e energjisë elektike.
Po ashtu autoritet duhet të na njoftojnë me borxhin e grumbulluar të rrymës së shpenzuar në mënyrë që t’i shlyejmë ato detyrime. /InLajmi/