Në Kosovë do të mbajë me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale. Temperaturat do të shënojnë rritje të lehta, ndërsa pasdite priten zhvillime të vranësirave konvektive të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 25 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën lindore nesër pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale. Pasdite priten zhvillime të stuhive të izoluara me shi dhe breshër. Reshjet do të jenë të karakterit lokal, shkruan Meteo Ballkan.
Ditëve të ardhshme do të kemi intensifikim të reshjeve dhe rrebesheve të shiut të cilat do të shtojnë intensitetin e tyre dhe do të shpeshtohen, megjithatë do të kemi edhe intervale kohore me diell dhe periudha pa reshje. Temperaturat shënojnë rritje të lehta, për të pësuar ulje në kohën e vranësirave dhe rrebesheve të shiut.