Kryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha pas mbledhjes së këtij komisioni e cilësoi situatën në veri të rrezikshme dhe shqetësuese, përcjell InLajmi.
Berisha deklaroi se të hënë do të duhej që Kuvendi I Kosovës të thrriste situatë të jashtëzakonshme,
“Situata në veri është shqetësuese, e papranueshme dhe e rrezikon stabilitetin dhe sigurinë në vend. Sot do të duhej që Kuvendi të thirret seancë të jashtëzakonshme, Këshilli i Sigurisë në mbledhje të vazhdueshme dhe kryeministri në krye të detyrës”, tha Berisha.
Më tej ai iu bëri thirrje qytetarëve të komunitetit serb që mos të bien pre e politikës luftënxitëse të Vuçiqit.
“Ju bëjmë thirrje qytetarëve të komunitetit serb që mos të bien pre e politikës luftënxitëse të Vuçiqit. Grupet kriminale në veri duhet të ndalen nga çdo mjet të dhunës dhe sulmet ndaj policisë së Kosovës”, u shpreh Berisha. /InLajmi/