Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash tek Fakulteti Filologjik në Prishtinë, përcjell InLajmi.
Në këtë aksident trafiku janë përfshirë 2 automjete ndërsa të lënduar nuk ka.
Këtë e konfirmoi zëdhënësja e Policisë së Kosovës Flora Ahmeti në një deklaratë për InLajmin.
“Në aksident janë përfshirë 2 automjete, ka vetëm dëme materiale”, tha ajo. /InLajmi/