Rusia ka kryer një sulm të ri masiv me dron në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, transmeton InLajmi.
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitaliy Klitschko tha se një burrë vdiq kur rrënojat ranë pranë një karburanti. Një grua ka mbetur e plagosur.
Në përgjithësi, Rusia lëshoi një rekord prej 54 të ashtuquajturave dronë kamikaze në objektivat ukrainas, 52 prej të cilëve u rrëzuan, njoftoi Forca Ajrore e Ukrainës.
Rusia, e cila filloi pushtimin e saj në shkurt 2022 ka rritur sulmet e saj ndaj Kievit.
Zyrtarët e Kievit gjithashtu raportuan se magazinat në lagjen jugore Holosiyivsky ishin djegur, shkruan BBC.

Më shumë se 40 drone u rrëzuan mbi kryeqytet gjatë natës, thanë zyrtarët ukrainas. /InLajmi/