Kongresisti republikan, Zach Nunn, ka reaguar pas deklaratës së Departamentit Amerikan të Shtetit se “DASH dënon ashpër veprimet e Qeverisë së Kosovës për të hyrë me forcë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës, veprime që ajo ndërmori kundër këshillave të Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë të Kosovës”, përcjell InLajmi.
Nunn i bën thirrje SHBA-së që të qëndrojë me Kosovën, duke theksuar se është një aleate e palëkundur e saj.
“SHBA, qëndroni me Kosovën, një demokraci të re dhe një aleat të palëkundur të SHBA-ve – të dyja duke u vendosur jashtë vendit dhe duke mirëpritur të evakuuarit afganë (një nga miqtë e vetëm evropianë)”, ka thënë Nun.
Nun gjithashtu thotë se sekretari amerikan Antony Blinken duhet t’i kundërvihet mobilizimit ushtarak të Serbisë.
“Sekretari Blinken duhet t’i kundërvihet mobilizimit ushtarak të Serbisë”, ka përfunduar ai. /InLajmi/
https://twitter.com/ZachNunn/status/1662607808141963264?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1662607808141963264%7Ctwgr%5E721ac6320b42558704f1e6565242c1bf791d463b%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fkongresisti-nuun-shba-ja-duhet-te-qendroje-kosoven-sekretari-blinken-ti-kundervihet-mobilizimit-ushtarak-te-serbise%2F