Votuesit do të zgjedhin midis presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe kandidatit të opozitës Kemal Kılıçdaroglu.
Miliona votues filluan të shkojnë drejt qendrave të votimit në Turqi për të hedhur votën e tyre në raundin e 2-të të zgjedhjeve presidenciale.
Votimi filloi në orën 8:00 të mëngjesit me kohën lokale dhe do të përfundojë në orën 17:00.
Më shumë se 64.1 milionë njerëz janë të regjistruar për të votuar, duke përfshirë edhe ata jashtë vendit. Rreth 1.92 milionë shtetas turq kanë votuar tashmë në qendrat e votimit jashtë shtetit.
Gjithsej 191.885 kuti votimi janë vendosur për votuesit në mbarë vendin.
Votimi në përfaqësitë diplomatike përfundoi të mërkurën, ndërsa do të vazhdojë në portat doganore deri në orën 17:00 sot.
Balotazhi u caktua pasi asnjëri nga kandidatët në raundin e parë të mbajtur më 14 maj së bashku me zgjedhjet parlamentare, nuk arriti të fitojë shumicën e thjeshtë, ose më shumë se 50% të votave. Megjithatë, Erdogan kryesoi në raundin e parë me 49,52%, shkruan Anadolu Agency.
Aleanca Popullore e Erdoganit fitoi shumicën në parlamentin prej 600 anëtarësh përballë Aleancës Kombëtare, e cila përbëhet prej 6 partish opozitare.