
Pas aplikimit të Asociacionit të Komunave të Kosovës në EUREGHA, Bordi i këtij mekanizmi evropian ka pranuar AKK-në në cilësinë e anëtarit/vëzhgues në EUREGHA.

EUREGHA është referencë për Autoritetet Shëndetësore Rajonale dhe Lokale Evropiane.

Ky rrjet bashkon një masë kritike njohurish dhe ekspertize dhe inkurajon diversitetin me qëllim që të ndihmojë anëtarët e vet të përmirësojnë efikasitetin dhe cilësinë e sistemeve dhe shërbimeve shëndetësore në pushtetin lokal Evropë.

Pjesë e strukturave të Asociacionit të Komunave është edhe Kolegjiumi i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, i cili ka luajtur rol me rëndësi në anëtarësimin në EUREGHA.

Ky mekanizëm brenda AKK-së jep mendime, rekomandime dhe propozime për institucione të ndryshme, shkruan IndeksOnline
Gjithashtu ofron modele të ndryshme të funksionimit të punës së këtij sektori komunal dhe inkurajon përhapjen e praktikave të mira brenda dhe jashtë vendit.