Në Prizren një 19-vjeçar ka rënë nga skelet derisa ishte duke punuar ku si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë, përcjell InLajmi.
Kështu bëri të ditur për InLajmin Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.
Bytyqi tha se viktima ka rënë nga kati i 3-të i një objekti banesor në ndërtim e sipër dhe se policia ka dalur në vendin e ngjarjes bashkë me mjekët dhe emergjencën të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij.
Policia po merret me rastin, shtoi Bytyqi./InLajmi/