Situata në veri është tensionuar pasi qytetarët serb tentuan të parandalojnë hyrjen e kryetar të Zveqanit Ilir Peci në zyrën e tij, ndërsa Policia e Kosovës e mundësoi këtë të drejtë legjitime duke përdorur gaz lotsjellës për ti shpërndarë qytetarët, transmeton InLajmi.
Lidhur me situatën e krijuar në Veri të Kosovës, është shprehur Savo Manojloviq, drejtor i nismës Start-Change, ndërsa theksoi se ajo që po shikojmë në Kosovë është një fyerje nga politika që shkatërroi gjithçka në shoqërinë serbe dhe produktit final i të gjitha marrëveshjeve që u nënshkruan.
“Një njeri që nuk mund ta kontrollojë veten, donte të kontrollonte gjithçka. Ajo që po shohim aktualisht është “vdekje” nga politika që shkatërroi gjithçka në shoqërinë serbe. Interesat kombëtare në Republikën e Kosovës po përjetojnë kolaps”, thotë Manojloviq lidhur me këto ngjarje.
Tutje është shprehur ai se situata në veri është e rëndë ku forcat speciale të Kurtit janë vendosur në objekte publike.
“ Sirenat e alarmit që për 23 vjet i thërrisnin serbët të përdorin rezistencë jo të dhunshme për të ruajtur disa institucione që garantojnë mbijetesën e tyre në Mitrovicën e Veriut, askush nuk i dëgjon. Pjesa më e madhe e popullsisë u fut me forcë në autobusë për të shkuar në mitingun e Vuçiqit. Në Zveçan, më thonë njerëzit, në rrugë është një situatë gjysmë lufte”, tha Manojloviq./InLajmi/