Pas ngjarjeve në veri të Kosovës dhe pas reagimeve të SHBA-së, kanë reaguar përmes një komunikate të përbashkët edhe shtetet e QUINT-it, përcjell InLajmi.
Në komunikatën e QUINT-it thuhet se e dënojnë vendimin e Kosovës për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale në veri, pavarësisht thirrjes për përmbajtje.
Ata u bënë thirrje autoriteteve kosovare që menjëherë të tërhiqen dhe të de-përshkallëzohen dhe koordinohen ngushtë me EULEX-in dhe KFOR-in.
Në komunikatë thuhet se i dënojnë edhe sulmet ndaj EULEX-it duke e shprehur edhe shqetësimin nga vendimi i Serbisë për të ngritur nivelin e gatishmërisë së Forcave të saj të Armatosura në kufirin me Kosovën.
Reagimi i plotë i QUINT-it:

Ne dënojmë vendimin e Kosovës për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale në veri të Kosovës, pavarësisht thirrjes sonë për përmbajtje. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës që menjëherë të tërhiqen dhe të de-përshkallëzohen dhe të koordinohen ngushtë me EULEX-in dhe KFOR-in.
Dënojmë sulmet ndaj EULEX-it në Zveçan.
Jemi të shqetësuar nga vendimi i Serbisë për të ngritur nivelin e gatishmërisë së Forcave të saj të Armatosura në kufirin me Kosovën dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve për përmbajtje maksimale, duke shmangur retorikën nxitëse./InLajmi/