Senatori amerikan, Chris Murphy, i cili këtë javë ishin në vizitë zyrtare në Kosovë, tha se u zu në befasi nga ngjarjet e sotme në veri të vendit, përcjell InLajmi.
Murphy tha se si mik i Kosovës jam zënë totalisht në befasi dhe duhet t’i japë fund këtij provokimi menjëherë.
Ai tha se për këtë ‘’zhvillim shqetësues’’ ka zhvilluar edhe një telefonatë me Këshilltarin Special të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet.
Postimi i plotë i tij:
Në takimin tim të hënën në Prishtinë me kryeministrin Kurti, ai nuk përmendi ndonjë plan për qasje në ndërtesat komunale. Si mik i Kosovës jam zënë totalisht në befasi dhe duhet t’i japë fund këtij provokimi menjëherë. Për këtë “zhvillim shqetësues” ka pasë edhe një telefonatë me Këshilltarin Special të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet/InLajmi/