Ambasada e SHBA-së në Kosovë i ka dënuar veprimet e autoriteteve të shtetit të Kosovës për t’i futur kryetarët e rinj në objektet e komunave, përcjell InLajmi.
Hovenier tha se masat e sotme të dhunshme duhet të ndalen menjëherë.
Ai tha se SHBA nuk pajtohet me veprimet e autoriteteve kosovare në veri.
Postimi i plotë i tij:
Shtetet e Bashkuara dënojnë veprimet që po vazhdojnë nga autoritetet kosovare për të hyrë në objektet e komunave në veri të Kosovës. Masat e sotme të dhunshme duhet të ndalen menjëherë./InLajmi/