Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka reaguar pas tensionimit të situatës në veri, përcjell InLajmi.
Haziri tha se duhet të përbahemi me durim ta përballojmë gjendjen e trazuar në veri.
Ai gjithashtu tha që nuk duhet të provokohemi dhe të mos lejojmë që gracka politike të bëhet humnerë.
Postimi i plotë i tij:
Përkitazi me gjendjen në komunat veriore të Mitrovicës: Ne duhet të përmbahemi e me durim ta përballojmë gjendjen e trazuar me porosinë që të mos provokoheni dhe mos lejoni që gracka politike të bëhet humnerë!/InLajmi/