Policia e Kosovës bëri të ditur se 2 zyrtarë policor kanë pranuar tretman mjekësor pasi që të njëjtit duke tentuar ta arrestojnë një të dyshuar në Gjilan janë goditur nga i njëjti, përcjell InLajmi
Sipas Policisë së Kosovës i dyshuari i ka goditur policët me veturë dhe është larguar në drejtim të panjohur.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Gjilan 24.05.2023-16:35. 2 zyrtarë policor kanë pranuar tretman mjekësor pasi që të njëjtit duke tentuar ta arrestojnë të dyshuarin mashkull kosovar i cili kishte urdhëresë aktive nga Gjykata, janë goditur nga i njëjti i cili ishte me veturë në lëvizje si dhe u ka goditur edhe automjetin dhe është larguar në drejtim të panjohur, rasti në procedurë hetimore. /InLajmi/