Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar të enjten Radoica Radomiroviq, zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim, përcjell InLajmi.
Nga zyra për informim bëhet e ditur se Kurti e uroi Radomiroviq për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.
Po ashtu Kurti ka liruar nga detyra e zëvendësministrit për Komunitete dhe Kthim, Gazmen Salijeviq. /InLajmi/