Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka zhvilluar një telefonatë me emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, përcjell InLajmi.
Lajmin e bëri të ditur vet Kurti i cili deklaroi se ata biseduan për zbatimin e marrëveshjes së lëvizshmërisë të nënshkruar në kuadër të Procesit të Berlinit.
Ai shtoi se në këtë takim u theksua rëndësia e zbatimit të plotë, të shpejtë dhe të pakushtëzuar
Postimi i plotë i tij:
Pata një telefonatë shumë të mirë mbrëmë me emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, për zbatimin e marrëveshjes së lëvizshmërisë të nënshkruar në kuadër të Procesit të Berlinit, dhe të Marrëveshjes Bazë & Aneksit në dialogun e Brukselit.U theksua rëndësia e zbatimit të plotë, të shpejtë dhe të pakushtëzuar /InLajmi/