Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka thënë se punësimi i një asistenti për secilin deputet do të ndikojë në performnacën e këtyre të fundit.
“Është përparësi, për neve sepse ju e dini që deputetët se kanë pas asnjë përparësi është dashtë me u marrë me të gjitha punët dhe obligimet, së paku një asistencë sado e vogël do të ndikojë shumë më mirë, do të ndikojë për një performancë më të mirë dhe të një angazhimi më të mirë të deputetit”, ka thënë Kadrijaj
Ajo, ka deklaruar se nuk është e befasuar me këtë vendim pasi që partia në pushtet i ndryshon qëndrimet varësisht prej pozitës se si gjenden, shkruan FrontOnline
“Neve nuk ka befasojnë vendimet dhe qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ndryshimet që i bëjnë këta. Këta kanë qëndrime të tjera sa janë në opozitë, e të tjera në pozitë”, ka pohuar deputetja Kadrijaj.