• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 13 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Ekonomia gjermane hyn në recesion, ja arsyeja

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
25 May 2023
në Bota
0 0
0
Ekonomia gjermane hyn në recesion, ja arsyeja
0
SHPERNDARJE
35
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ekonomia gjermane u tkurr në 3-mujorin e parë. Inflacioni i lartë rëndon moralin e konsumatorit dhe në këtë mënyrë ngadalëson ekonominë. Pritshmëritë janë të moderuara edhe për vitin në tërësi.

Ekonomia gjermane hyri në recesion këtë dimër. Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) u tkurr me 0.3% në 3-mujorin e parë nga 3-mujori i mëparshëm, tha të enjten Zyra Federale e Statistikave. Gjatë një vlerësimi të parë në fund të muajit prill, Zyra Federale e Statistikave ende besonte se në fillim të vitit ekonomia do të ndodhej në stanjacion.

“Pasi PBB kishte shkuar tashmë në minus në fund të vitit 2022, ekonomia gjermane ka regjistruar kështu dy tremujorë negativë të njëpasnjëshëm”, tha presidentja e autoritetit, Ruth Brand. Kur performanca ekonomike kontraktohet për 2 tremujorë radhazi, ekonomistët flasin për një recesion teknik. Kjo nuk do të thotë se i gjithë viti është negativ. Mbi të gjitha falë dimrit të butë nuk ndodhën skenarët më të këqij – për shembull një mungesë gazi, që do të kishte lënë plagë të thella.

Ekspertët nuk janë të befasuar

Jens Oliver Niklasch i LBBW nuk është i befasuar nga ky zhvillim, duke qenë se tashmë në mars ishin publikuar shifra shumë të dobëta . Megjithatë, ai e sheh situatën të ngjashme edhe në vazhdim. “Treguesit kryesorë sugjerojnë se tremujori i dytë do të jetë po aq i dobët”, tha ai. “Në thelb, një recesion stabilizues i pritshëm pas rritjes së normës së BQE. Por gjithashtu një mundësi e mirë për të qenë të ndershëm në politikën fiskale dhe rritjen.” Ai kërkon që tani në Gjermani të flitet për forcimin e faktorëve të rritjes në plan afatmesëm, në vend që të flitet vazhdimisht për ngarkesa të reja për ekonominë dhe për bamirësi tatimore.

Thomas Gitzel, kryeekonomist në VP Bank, sheh gjithashtu re të errëta që po mblidhen për gjysmën e dytë të vitit. “Atëherë do të jenë konsumuar efektet e rikuperimit në industri dhe për këtë arsye nuk do të ketë më kompensim për konsumin privat ende të dobët që mund të pritet dhe për sektorin e ndërtimit në vështirësi,” shpjegon ai. “Tkurrja e ekonomisë gjermane ka të ngjarë të vazhdojë në gjysmën e 2-të”.

“Rritja masive e çmimeve të energjisë pati ndikimin e vet në semestrin e dimrit,” komenton Jörg Krämer, kryeekonomist në Commerzbank. Një përmirësim thelbësor nuk është në dukje, siç tregohet nga rënia e barometrit Ifo të klimës së biznesit.”

Perspektiva për gjithë vitin

Një rikuperim i fuqishëm nuk duket për momentin. Bundesbanka, Banka Qendrore e Gjermanisë pret të paktën një rritje të lehtë në pranverë. “Në 3-mujorin e 2-të të vitit 2023, ecuria ekonomike pritet të ketë sërish një rritje të lehtë”, thuhet në raportin aktual mujor. Lehtësimi i pengesave të furnizime, numri i madh i porosive dhe rënia e çmimeve të energjisë duhet të sjellin rimëkëmbje në industri. “Kjo duhet të mbështesë gjithashtu eksportet, veçanërisht pasi ekonomia globale ka rifituar njëfarë fuqie,” parashikon Bundesbank-a.

Për vitin në tërësi, ekspertët besojnë se perspektiva për ekonominë më të madhe të Evropës është e mirë. Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se rritja ekonomike duhet të jetë rreth kufirit zero. FMN-ja është kështu më pesimiste se qeveria federale, e cila në parashikimet e saj pranverore të paraqitura në fund të prillit, priste një rritje të PBB prej 0.4%. Në parashikimin e tij të fundit, Komisioni Evropian parashikoi rritje ekonomike prej 0.2% për Gjermaninë.

Inflacioni rëndon dëshirën për të blerë

Përballë inflacionit, konsumi privat nuk luajti rolin e tij të mbështetjes ekonomike. Sipas të dhënave, ekonomitë private kanë shpenzuar më pak se në tremujorin e mëparshëm për ushqime dhe pije si dhe veshje e këpucë si dhe mobilim shtëpie. Për konsumatorët, inflacioni i lartë është një sfidë: ai minon fuqinë e tyre blerëse. Rënie ka rënë edhe konsumi shtetëror, me 4.9%.

Rritja e çmimeve sigurisht që është dobësuar kohët e fundit. Por norma vjetore e inflacionit prej 7.2% në muajin prill ishte ende në një nivel relativisht të lartë.

Impulse pozitive por pritshmëri më të errëta

Sipas staticienëve, impulse pozitive në fillim të vitit kanë sjellë eksportet dhe investimet. Investimet në ndërtim janë rritur, veçanërisht për shkak të motit të favorshëm, e njëjta gjë mund të thuhet edhe për investimet e biznesit në pajisje si makineri, elektroshtëpiake dhe automjete. Megjithatë, sipas një sondazhi të institutit Ifo, morali i industrisë gjermane të eksportit është përkeqësuar ndjeshëm. Parashikimet e eksportit të biznesit ranë në 1.8 pikë në maj nga 6.5 pikë në prill, tha instituti të enjten. Kjo është vlera më e ulët që nga nëntori i vitit 2022.

Veçanërisht në sektorin e automobilave pritshmëritë janë përkeqësuar. Në sektorin e metaleve, prodhuesit presin gjithashtu shitje më të ulëta jashtë shtetit. Sipas sondazhit, në industrinë kimike dhe midis prodhuesve të pajisjeve elektrike, perspektiva pozitive dhe negative aktualisht është afërsisht e balancuar. Nga ana tjetër, prodhuesit e pajisjeve kompjuterike dhe prodhuesit e veshjeve janë optimistë për zhvillimin e aktiviteteve të tyre jashtë vendit, shkruan DW.

Në plan ndërkombëtar, ekonomia gjermane ka mbetur prapa në fillim të vitit. Si në BE ashtu edhe në SHBA, PBB u rrit pak. PBB si tregues i mirëqënies është i diskutueshëm. Ka kohë që debatohet nëse evolucioni i produktit të brendshëm bruto është i përshtatshëm për matjen e mirëqënies.

Tags: BerliniGjermaniaInflacioni
Postimi i mëparshëm

Njohësi i sigurisë: Situata në veri i ngjason vitit 2011

Postimi tjetër

Kurti: Qeveria do të jetë pranë ndërmarrësve, që i kontribuojnë ekonomisë e punësimit

Të ngjajshme Postime

Ushtria izraelite paralajmëron palestinezët: Evakuimi nga qyteti i Gazës i pashmangshëm
Bota

Ushtria izraelite paralajmëron palestinezët: Evakuimi nga qyteti i Gazës i pashmangshëm

27 August 2025
Sërish në qendër të vëmendjes dora e Trumpit – pse është i mavijosur dhe cili është shpjegimi?
Bota

Sërish në qendër të vëmendjes dora e Trumpit – pse është i mavijosur dhe cili është shpjegimi?

27 August 2025
Vrasja e 5 gazetarëve, jep dorëheqjen gazetarja e “Reuters”
Bota

Vrasja e 5 gazetarëve, jep dorëheqjen gazetarja e “Reuters”

26 August 2025
Pamje surreale, stuhia e rërës në Phoenix ngre një “mur” të madh mbi qytet
Bota

Pamje surreale, stuhia e rërës në Phoenix ngre një “mur” të madh mbi qytet

26 August 2025
Presidenti i Koresë së Jugut i kërkon Trumpit të takohet me Kim Jong Un
Bota

Presidenti i Koresë së Jugut i kërkon Trumpit të takohet me Kim Jong Un

25 August 2025
Trump i përgjigjet sulmit izraelit në Gaza: Nuk dua ta shoh
Bota

Trump i përgjigjet sulmit izraelit në Gaza: Nuk dua ta shoh

25 August 2025
Postimi tjetër
Kurti: Qeveria do të jetë pranë ndërmarrësve, që i kontribuojnë ekonomisë e punësimit

Kurti: Qeveria do të jetë pranë ndërmarrësve, që i kontribuojnë ekonomisë e punësimit

Lajmet e fundit

Çfarë fshihet pas dashurive të pamundura?

Çfarë fshihet pas dashurive të pamundura?

29 August 2025
George Clooney dhe Amal bëjnë paraqitje glamuroze në Festivalin e Venecias

George Clooney dhe Amal bëjnë paraqitje glamuroze në Festivalin e Venecias

29 August 2025
Abazi: Basha është diagnoza e sëmundjes së Kurtit

Abazi: Basha është diagnoza e sëmundjes së Kurtit

29 August 2025
Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

29 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 28 gusht ndër vite?

28 August 2025
Tavë me pulë të plotë dhe harapash – Receta e shijshme

Tavë me pulë të plotë dhe harapash – Receta e shijshme

28 August 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe shumë të nxehtë veror – Temperatura maksimale 34 gradë celsius

28 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu