Komuna e Zveçanit do të drejtohet tashmë nga kryetari i ri Ilir Peci, i cili dha betimin si i pari i kësaj komune, përcjell InLajmi.
Ai është betuar si kryetar i ri i Komunës së Zveçanit para 19 asamblistëve, ku përveç kryetarit Peci, në këtë seancë janë betuar edhe asamblistët e kësaj komune.
Edhe Izmir Zeqiri i PDK-ës është betuar si kryetar i Zubin Potokut në një seancë solemne në zyrat e lokale në fshatin Çabër të kësaj komune.
Ndërsa në ora 13:00 do të betohet edhe Lulzim Hetemi i Lëvizjes Vetëvendosje./InLajmi/