Një 13-vjeçar është nga fshati Shumbat në Dibër është mbytur në liqen.
Pas 2 orë kërkimesh së bashku me banorët e zonës, policia bëri të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të pajetë të 13-vjeçarit E. S nga liqeni i fshatit Shumbat.
Në trupin e 13-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas është mbytur aksidentalisht, shkruan TopChannel
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.