Të enjten e 25 prillit do të betohen edhe 3 kryetarët të zgjedhur së fundmi në komunat në veri të Kosovës.
Kryetarët e rinj nga radhët e PDK-së, në Zubin Potok e Zveçan do ta bëjnë betimin në vende të ndryshme.
Ilir Peci, kryetari i sapo zgjedhur i Zubin Potokut ka thënë se seanca do të mbahet në kullën e Isa Boletinit.
Ai tha se nuk pret ndonjë incident nga serbët nesër.
Sipas tij, siguria nga ana e policisë është në nivelin e duhur.

“I kemi edhe disa përgatitje por të mëdhatë kanë përfunduar. Çdo gjë presim që do të jetë në rregull pa incidente edhe sigurinë e ka policia në nivelin e duhur ku shpresojmë të kalojmë mirë. Seanca e betimit do të mbahet në kullën e Isa Boletinit në Boletin”, u shpreh Peci.
Njëjtë si Peci, edhe kryetari i Zveçanit, Imer Zeqiri është shprehur optimist për mbarëvajtjen e betimit për të enjten.
Zeqiri tha se seanca e betimit do të mbahet në Çabër.
Ai thotë se të gjitha përgatitjet kanë përfunduar, shkruan FrontOnline
“Po janë bërë të gjitha përgatitjet, por jemi akoma duke i finalizuar disa. Nuk besoj që ka me pas incidente gjithçka do të shkojë në rregull. Seanca do të mbahet në zyrat komunale në Çabër në orën 10:00”, u shpreh Zeqiri.