Kuvendi i Kosovës zgjodhi këtë të mërkurë Luljeta Aliun anëtare të Komisionit të Pavarur të Medieve, përcjell InLajmi.
Për zgjedhjen e saj ka reaguar deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi e cila deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje e politizoi edhe KPM-në.
Bytyqi shtoi më tutje se është tejet shqetësuese se deri ku ka shkuar niveli i këtij pushtetit.
Postimi i plotë i saj:
Përgëzime edhe njëherë Lëvizjes Vetëvendosjes, për politizimin e KPM-së, duke përzgjedhur sot, si anëtare të këtij Komisioni përkrahësen dhe militanten e tyre, znj. Luljeta Aliu.
Tejet shqetësuese se deri ku ka shkuar niveli i këtij pushteti dhe çfarë është në gjendje të bëjë për të kapur secilin institucion për ta ushtruar ndikimin e tij. /InLajmi/