Njohësi i sigurisë Fadil Kajtazi, foli lidhur me betimin e kryetarëve të rinj të komunave veriore ku shtoi se gjasat janë të mëdha për incidente nesër në veri.
Ai tha se ndërkombëtarët duhet të bëjnë presion për shtetin serb, t’i parandalojnë problemet.
“Mundësia për me pas nesër incidente është e madhe sepse është një prezencë e madhe e shtetit serb atje e shërbimeve të tyre inteligjentë të cilët e kanë atë mundësi për me shkaktuar probleme. Problemet parandalohen nga një presion i ndërkombëtarëve të cilët duhet ta ushqejnë mbi Vuçiqin, se çelësi i problemeve atje është shteti serb”, u shpreh Kajtazi.
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) është duke ndjekur nga afër zhvillimet në veri të Kosovës përmes pranisë së njësisë së saj të formuar policore dhe njësisë policore të formuara rezervë, shkruan FrontOnline
Ata Kanë thënë se këtë monitorim po e bëjnë në koordinim me këshilltarët e tyre të lartë policor dhe stafit tjetër të pranishëm në zonë, në koordinim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in.