Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, bëri të ditur se të premten do të mblidhet Këshilli i Përgjithshëm për t’u përgatitur për këto zgjedhje, raporton InLajmi.
“Sot kryesia e LDK ka marrë vendim të shpallë zgjedhje të brendshme. Për ne ky proces është festë sepse gjithmonë LDK-ja ka besuar në demokraci”, tha Abdixhiku
Abdixhiku shtoi se nuk ka mospajtime në mes partied he se tani partia është më e bashkuar se kurr.
“S’ka mospajtime në mes partisë. Partia është më e bashkuar se kurrë. Të gjithë janë të interesuar të kemi një proces të hapur dhe të përfshirje të të rinjve dhe grave, si dhe një nga pozitat e nënkryetarit të jetë grua”, u shpreh ai.
Ai po ashtu shtoi se kanë marrë vendim të hapin 4 degë në komunat veriore të Kosovës, si dhe të kenë organizim territorial të degëve në mërgatë. /InLajmi/