Një djalë 4-vjeçar është zhdukur në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë, përcjell InLajmi.
Rastin në Policinë e Kosovës e ka raportuar nëna e djalit.
Dyshohet se djali ka rënë në kanalin me ujë të Ibër Lepencit.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse të kërkim-shpëtimit.
Njësitet përkatëse janë duke hetuar rastin.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Fsh. Akrashticë, Vushtrri 22.05.2023 – 18:30. Ankuesja femër kosovare ka informuar se djali i saj katër vjeçar dyshohet të këtë rënë në kanalin me ujë të Ibër-Lepencit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse të kërkim shpëtimit. Njësitë përkatëse janë duke u marrë me rastin ende. /InLajmi/