Legjenda e muzikës shqipe Sabri Fejzullahu, i ka ripërpunuar disa nga këngët e tij të mëhershme.
Ato në kohën kur u publikuan ishin hite të padiskutueshme.
Këngët e ripërpunuara janë: “Goditje në zemër”, “Gjakun ma ke pi”, “Jam shumë keq”, “Pse s’thashë të du” “Një fotografi”.
Hitet u publikuan të hënën në Youtube.
Për një ditë ato videoja i ka 12 mijë shikime, shkruan Klan Kosova.
Sabri Fejzullahu në bagazhin e tij ka shumë hite që kanë pasuruar muzikën shqipe.