Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj thotë se është duke pritur që amandamentet të cilat i ka propozuar partia e tij për Ligjin e Pagës minimale të marrin mbështetje të nevojshme.
Lekaj tha se, Qeveria Kurti nuk e ka hallin e qytetarëve dhe sipas tij, ata nuk duan t’ja dinë se me çka po ballafaqohet populli.
“Si grup parlamentar i AAK-së, me kohë kemi dhënë sygjerimet tona sa i përket Ligjit për Pagën Mininale. Për këtë që qëllim kemi propozuar 2 amandamente të cilat presim që ta marrin mbështetjen e nevojshme. Fatkeqësisht kjo qeveri nuk e ka hallin e qytetarëve dhe trajtimin e problemeve me të cilat ata ballafaqohen”, thotë Lekaj.
Lekaj i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës që ky ligj të procedohet sa më shpejt në Kuvend.
“Ashtu siç iu kemi bërë thirrje gjatë tërë kohës, i bëjmë thirrje prap qeverisë që sa më shpejt ta procedojë këtë ligj në Kuvend”, thotë Lekaj
Faton Klinakun që aktualisht është ushtrues detyre i kryetarit në OVL UÇK, ku tha se të mërkurën do të paraqitet në komisione paga minimale.
Klinaku tha se do të bëhet përpjekje që me përkrahjen e komisionit të hiqen veteranët në rritjen e pagës minimale.Ai tha se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosjes po punojnë kundër interesave të veteranëve.
Klinaku nuk e përjashtoi mundësinë që të ketë protestë nga OVL-UÇK, teksa shtoi se janë në organizim të protestës, shkruan Gazeta Blic
.“Po presim çfarë po ndodhë të mërkurën në Komision, ne jemi në organizim të protestës”, tha Klinaku