Është gjetur trupi i pajetë i 4-vjeçarit i cili dje ra në kanalin e Ibër – Lepencit.
Viktima që nga dita e djeshme ishte raportuar si i zhdukur, kurse që nga momenti që kjo ishte raportuar, në terren kanë dalë njësitet e FSK-së dhe Policisë së Kosovës.
Rrethanat se si ka rënë ky fëmijë në këtë kanal nuk dihen, shkruan lajmi.net.
Ndërsa ekipet e kërkimit që nga dje kur edhe ishte lajmëruar për rastin ishin angazhuar në gjetjen e tij.