Bayer Leverkuseni është shumë i interesuar që të sigurojë sa më parë shërbimet e Granit Xhakës.
Klubi gjerman synon të kompletojë transferimin e mesfushorit shqiptar në fillim të muajit qershor.
Kështu ka raportuar gazetari italian dhe një nga më të besuarit në botën e transferimeve, Fabrizio Romano.
Sipas tij, klubi që bën gara në Bundesligan gjermane po e pret Xhakën me ofertë 4-vjeçare, shkruan Lajmi.net.
“Bayer Leverkusen pret që marrëveshja e Granit Xhakës të mbyllet në fillim të qershorit. Xabi Alonso po e pret atë, me kontratë 4-vjeçare”, ka shkruar Romano.