Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, pas vizitës te punonjësit e administratës së Komunës, tha se komunën do t’a bëjmë vendin që shërben qytetarëve, përcjell InLajmi.
Atiq tha se Komuna është mekanizimi i funksionimit të shërbimeve të qytetarëve.
Ai tha se do të bëhet gjithqka që shërbimet të jenë të mëdha dhe të shpejta.
Postimi i plotë i tij:
Sot, gjatë ditës vizitova punonjësit e administratës në Komunën tonë me të cilët u njoha nga afër dhe punën që ata bëjnë. Ata janë mekanizmi i funksionimit të shërbimeve për qytetarët.
Do të bëjmë gjithçka që së bashku shërbimet tona të jenë më të mëdha, më efikase e më të shpejta.
Komunën do ta bëjmë vendin që shërben për qytetarët/InLajmi/.