Për të gjithë ata që janë nisur në punë mëngjesin e së hënës me synim të kapin trenin në një nga qytetet e Zvicrës, ka një problem.
Biletat për të shfrytëzuar trenat SBB nuk mund të blihen, as aplikacioni dhe as makinat nuk janë funksionale këtë të hënë.
Zyra e medias SBB konfirmon se blerja në aplikacion aktualisht nuk funksionon. Ka raportime se blerja në makinë nuk funksionon. SBB është ende duke e kontrolluar këtë. “Aktualisht kemi një problem. Specialistët tanë tashmë po punojnë për rregullimin. Ju lutemi, provoni ta bëni blerjen më vonë në aplikacionin celular. Kërkojmë falje për rrethanat”, sqaron SBB.
Megjithatë, rekomandohen qytetarët të blejnë biletën nga stafi në tren, transmeton Albinfo.ch.
Nuk dihet deri kur do të zgjasë ky problem.
