Shumica e mësuesve rumunë dolën në grevë të hënën, duke kërkuar paga më të larta dhe një afat kohor të qartë se kur do të zbatohet rritja e pagave, transmeton InLajmi.
Më shumë se 150.000 mësues në Rumani dolën në një grevë të hënën.
Mësimdhënësve në grevë do t’i bashkohen edhe stafi jomësimdhënës i shkollave. Kjo është greva e 3-të në shkallë të gjerë në arsimin rumun në 30 vitet e fundit.
Sindikatat dhe kryeministri Ciuca nuk arritën një kompromis të dielën në mbrëmje pas 2 raundeve negociatash.
“Oferta e qeverisë është e njëjta që kishim disa ditë më parë, asgjë tjetër,” tha Simion Hancescu, drejtues i Federatës së Sindikatave të Lira në Arsim, FSLI.
Qeveria tha se u ka ofruar sindikatave stimuj financiarë për fillestarët dhe për personelin mësimdhënës me detyrë nga njësitë akademike të vendosura në zona të pafavorizuara, por edhe rritje page. Por propozimet u konsideruan të pamjaftueshme nga sindikatat, shkruan Balkan Insight.

Kryeministri Çiuca tha se të vetmit që do të humbasin nëse do të zhvillohet greva janë prindërit dhe studentët, të cilët nga e hëna do të jenë në një situatë të komplikuar. /InLajmi/