Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj priti në takim udhëheqjen e degës së këtij subjekti politik në Obiliq, përcjell InLajmi
Haradinaj pas takimit bëri të ditur se me besimin e kryesisë së degës së AAK-së në Obiliq, Agim Preniqi nominohet kandidat për kryetar të kësaj komune.
Ai tha se Preniqi ka një përvojë të admirueshme menaxheriale në sektorë të ndryshëm.
Postimi i plotë i tij:
Në selinë qendrore të Aleancës, së bashku me kolegët nga dega e Obiliqit në krye me kryetarin e degës, z. Ali Krasniqi, biseduam për aktualitetin politik dhe për zhvillimet në këtë degë me rëndësi të madhe për AAK-në. Në këtë takim, z. Agim Preniqi mori besimin e kryesisë së degës së AAK-së në Obiliq për t’u nominuar kandidat për kryetar komune në këtë qytet në zgjedhjet e ardhshme lokale. Kolegu Preniqi ka një përvojë të admirueshme menaxheriale në sektorë të ndryshëm.
Suksese të përbashkëta! /InLajmi/