Kryetari i Ferizajt Agim Aliu, ka zhvilluar një takim me ish të burgosurin politik, gazetarin dhe njëkohësisht shkrimtarin, Martin Çunin, përcjell InLajmi.
Shkrimtari Çuni i ka dhuruar librat e tij kryetarit Aliu.
Librat e tij, Çuni ia ka dhuruar gjithashtu edhe Bibliotekës “Sadik Tafarshiku” në Ferizaj.
Aliu thotë se ishte kënaqësi të mirëpriste në Komunën e Ferizajt veprimtarin kombëtar, Martin Çunin.
Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:
Kënaqësi e veçantë të mirëprisja, veprimtarin kombëtar, ish të burgosurin politik, gazetarin e luftës në Radio Kosova e Lirë e Agjencinë “Kosovapress”, shkrimtarin e shquar, Martin Çuni, nga i cili pranova dhuratë veprat e tij, gjersa të njejtat, me një sasi më të madhe, z. Çuni i dhuroi për Bibliotekën “Sadik Tafarshiku” në Ferizaj. /InLajmi/