Të hënën pasdite ka ndodhur një ngjarje e rëndë në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë ku dyshohet se një 4-vjeçar ka rënë në kanalin e Ibër-Lepencit për të cilin janë vënë në lëvizje ekipet e kërkim shpëtimit, përcjell InLajmi.
Klubi i Zhytjes bashkë me zjarrëfikësit ndodhen ende në kërkim të fëmijës.
Lajmin për gazetën InLajmi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Zahiti tha se rreth orës 18:30, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë, dyshohet se një fëmijë i moshës rreth 4 vjeçar, ka rënë në kanalin e Ibër-lepencit.
Policia me njesitet e saj ka dal në vendin e ngjarjes, si dhe janë njoftuar ekipet e emergjencave civile, zjarrfikësit, ekipet zhytësve për kërkim-shpëtimit. Mbi dyshimet fillestare në zonë e kanalit Iber-lepenc në fshatin Akrashticë kanë filluar kërkimet për fëmiun, tha Zahiti./InLajmi/