Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla i shkoi në zyrë kryetarit të ri të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, për ta uruar për pozitën e re, përcjell InLajmi
Sveçla deklaroi se do të angazhohen si nivel qendror e lokal, që të sigurojnë mirëqenie, arsim e siguri për qytetarët e kësaj komune.
Ai shtoi se Mitrovica e Veriut si çdo komunë e Republikës së Kosovës do të përjetojë progresin e merituar.
Postimi i plotë i tij:
Kisha kënaqësinë të vizitoj sot në zyren e tij Kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Veriut Erden Atiq.

I urova punë të mbarë në detyrën e tij të re duke i ofruar gatishmërinë time të plotë në zbatimin e prioriteteve të tij.
Do të angazhohemi bashkërisht, si nivel qendror dhe lokal, që qytetarëve tanë të Mitrovicës së Veriut të ju sigurojmë mirëqenie, arsim, shëndetësi, siguri e kushte të qëndrueshme jetese. Mitrovica e Veriut si çdo komunë e Republikës së Kosovës do të përjetojë progresin e merituar. /InLajmi/