Këtë të hënë organizohet në Shqipëri ngjarja më e rëndësishme ushtarake “Defender Europe 2023”, përcjell InLajmi.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ftuar të gjithë qytetarët që t’i bashkohen kësaj ngjarjeje më të rëndësishme ushtarake.
Në kuadër të “Defender Europe 2023”, ushtarët shqiptarë dhe ata amerikanë pritet të zbarkojnë në Tiranë në sheshin “Nënë Tereza”.
Postimi i plotë i tij:
Mirëmengjes dhe me ftesën që të bashkoheni sot në ngjarjen më të rëndësishme ushtarake të vitit #DefenderEurope23 ku trupat dhe mjetet ushtarake amerikane, shqiptare dhe partnerë zbarkojnë në Tiranë në sheshin “Nënë Tereza”, ju uroj një javë të mbarë🙏. /InLajmi/