Veton Elshani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, e ka konfirmuar për RTV Dukagjini se pjesëtarët e Policisë së Kosovës e kanë e arrestuar një qytetar të komunitetit serb, me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, dega në Drenas, për shpërdorim të pasurisë.
Sipas Elshanit, qytetari serb është arrestuar në Jarinjë dhe është dërguar në Drenas, ku është intervistuar dhe pas intervistimit është liruar.
“E kanë kërkuar me urdhërarrest Gjykata Themelore dega në Drenas. Drenasi e ka intervistuar edhe e ka liruar, për shpërdorim të pasurisë diku në vlerë rreth 100 eurosh, që ia ka marrë një gruas”, ka përfunduar Elshani.