Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Kosova qëndron me krenari me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatat e saj, përcjell InLajmi.
Osmani tha se Defender Europe 2023 është një kujtesë që forca jonë nuk qëndron vetëm në aftësitë tona mbrojtëse por edhe në aleancat që ndërtojmë.
Gjithashtu në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe ambsadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, si dhe përfaqësues të tjerë.
Postimi i plotë i saj:
Kosova qëndron me krenari me SHBA-në dhe aleatët e tjerë ndërsa ne presim Defender Europe 2023. Kjo stërvitje ushtarake është një kujtesë se forca jonë nuk qëndron vetëm në aftësitë tona mbrojtëse, por edhe në aleancat që ndërtojmë dhe vlerat e përbashkëta që kultivojmë./InLajmi/