Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në shënimin e 23-vjetorit të themelimit të këtij subjekti politik në Rahovec.
Haradinaj ka thënë se Rahoveci nën udhëheqjen e kryetarit Smajl Latifi vazhdon të jetë shembulli më i mirë i qeverisjes lokale.
“Rahoveci nën udhëheqjen e kryetarit Smajl Latifi dhe ekipit të tij, vazhdon të jetë shembulli më i mirë i një qeverisjeje të suksesshme komunale”, ka deklaruar Haradinaj.
Ai ka falenderuar dhe shprehur mirënjohjen e tij për angazhimin e secilit aktivistë përgjatë 23 viteve të AAK-së në Rahovec.
“Shumë i kënaqur që sot bashkë shënuam 23-vjetorin e themelimit të AAK-së në Rahovec, bashkë me aktivistë që ndër vite dhanë kontributin e tyre për Aleancën dhe me asamblistët dhe drejtorët nga radhët e Aleancës në këtë komunë”, është shprehu Haradinaj
Haradinaj ka shtuar se AAK sa herë ka udhëhequr me qeverinë nacionale, ka qenë krah Rahovecit, shkruan IndeksOnline
“Aleanca sa herë ka udhëhequr me qeverinë nacionale, ka qenë krah fermerëve rahovecianë, krah kryetarit të Komunës dhe të qytetarëve të këtushëm. Ne vazhdojmë të jemi krah tyre kudo e kurdo që shfaqet nevoja dhe e kemi mundësinë”, është shprehur Haradinaj.