Analisti politik, Nexhmedin Spahiu ka komentuar vendosjen e flamurit të Republikës së Kosovës në sallën e Kuvendit Komunal si dhe në objektin e kësaj komune, duke e quajtur akt shumë të rëndësishëm, “më të rëndësishëm sesa akti i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës”, tha ai.
Ai ka treguar se vendosja e flamurit është bërë nga sternipi i Isa Boletinin, Avni Peci dhe tha se ai do të hyjë në histori si një hero i Kosovës dhe do të barazohet me Isa Boletinin e Ismail Qemalin.
Spahiu tha se ky shembull duhet të përcillet edhe në komunat tjera në veri, shkruan Gazeta10
Ai tutje ka kritikuar kryetarët e disa komunave në jug, të cilat po vendosin flamuj të kombeve tjera, e të cilët sipas ligjit nuk e kanë vendin aty duke përfshirë, kryetarin e Mitrovicës Jugore, Bedri Hamza, kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj, kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu, etj