Drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, pas betimit të kryetarit të ri të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka reaguar ashpër, ndërsa është shprehur se ky veprim i Albin Kurtit është pushtim i cili do të përfundojë shpejt, transmeton InLajmi.
Petkoviq theksoi se historia na mëson se çdo pushtim ka një fund.
“Simboli i këtij pushtimi është edhe ajo pëlhurë që e kanë thurur në ndërtesën e Komunës së Mitrovicës veriore dhe që nuk do të jetë kurrë flamur për ne. Dhe vetë historia na mëson dhe tregon se çdo pushtim ka një fund, dhe ky do të përfundojë kur serbët do të zgjedhin momentin kur të përfundojë ky okupim”, tha Petkoviq.
“Ajo leckë që e kanë ekspozuar në ndërtesën e komunës nuk është flamur për ne”, tha Petkoviq, shkruan tv.Pink.
Tutje tha Petkoviq se gjithçka që bën Kurti ka mbështetjen e dikujt. /InLajmi/