Ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Vitia në shënimin e Ditës Botërore të Mjekëve familjarë theksoi se Qendrat e Mjekësisë Familjare janë adresa e parë e qytetarëve për shëndetin e tyre, ndërsa roli i ekipeve të kujdesit parësor për ofrimin e shërbimeve shëndetësore është i një rëndësie të veçantë, përcjell InLajmi
Më tej, Ministri ka theksuar se MSh në politikat e saj, i ka kushtuar një rëndësi të veçantë Kujdesit Parësor Shëndetësor.
Ministri Vitia tha se “jemi të përkushtuar që përveç përmirësimit të kushteve, qoftë në aspektin infrastrukturor por edhe sigurimin e mjeteve të reja të punës, të bashkëbisedojmë edhe për incentiva tjera për krijimin e kushteve sa më të mira për punëtorët shëndetësorë”.
Ai theksoi faktin se gjatë vitit 2023 është dyfishuar buxheti për Listë të Barnave Esenciale për Kujdesin Parësor Shëndetësor, nga 11 milionë në 21 milionë euro me qëllim të lehtësimit të jetës së qytetarëve që është qëllimi kryesor i të gjithë neve.
Në këtë aktivitet, të pranishmëve u është drejtuar edhe kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Dr. Pleurat Sejdiu që ka theksuar rëndësinë e rolit të mjekut familjar në kuadër të sistemit shëndetësor. /InLajmi/