Në palestrën e qytetit në Istog, në praninë e një numri të konsiderueshëm shikuesish, të premten mbrëma u luajt ndeshja e parë finale e plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).
Hendbollistet e Istogut e kanë fituar bindshëm finalen e parë. Skuadra istogase fitoi ndaj Vushtrrisë me rezultat 37:24.
Pas minutës së dhjetë Istogu nisi shkëputjen në rezultat dhe deri në fund të pjesës së parë krijoi epërsi bindëse. Epërsinë më pas e mbajti në pjesën e 2-të.
Dayane Da Rocha i shënoi tetë gola, ndërsa 6 i kishte Albina Rugova. Gola realizuan edhe shumica e lojtareve tjera të Istogut.
Te Vushtrria pesë gola i shënoi Kosovare Avdiu, ndërsa nga 4 i kishin Burneta Rama, Agnesa Hysa e Gentiana Basholli.
Istogu është kampion në fuqi dhe nuk di për humbje këtë edicion. Ndërkohë Vushtrria ka arritur sukses të madh me kualifikimin në finale, por do të jap maksimumin për të vazhduar me rezultate pozitive, shkruan Klan Kosova.
Ndeshja e 2-të finale luhet në Vushtrri.