Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami të premten kritikoi Qeverinë Kurti për ikjën e të rinjëve nga Kosova përfshirë edhe profesionistëve, përcjell InLajmi
Bajrami deklaroi se LVV-ja kishte premtuar kthimin e trurit në Kosovës dhe shihni se çfarë po ndodhë, duke shtuar se 11 ministri janë me ushtrues detyre.
Më tej ajo shtoi se tani gjendja ekonomike dhe gjendja në institucione është në pikën me të ultë që nga paslufta.
Postimi i plotë i saj:
Po ikin profesionistët shëndetësor, mësuesit, punëtorët e administratës, të gjithë ata që me kontrata në sektorin publik më herët ndjehëshin të sigurt, merrnin kredi dhe e planifikonin jetën në Kosovë.
Na kujtohet se si LVV pat premtu kthimin e trurit në Kosovës dhe shihni se çfarë po ndodhë.
– 11 ministri janë me ushtrues detyre të pozitës së sekretarit të përhershëm – pozitës me të lartë ekzekutive në ministri,
– Fondi Pensional pa bord,
– Banka Qendrore pa guvernator
– Komisioni i Ndihmës Shtetërore jo funksional,
– Njësia e Intelegjencës, Financiare pa drejtor,
– Administrata Tatimore pa drejtor,
A ju shqetëson fakti se askush s’po don me punu me ju dhe për ju? Çka ndodhi me mbështetjën e madhe që kishit dikur?!
Jeni kampionë të zhgenjimit.
Vetëm 40 milionë euro janë shpenzuar për investime kapitale në tremujorin e parë të këtij viti e qeveria me propagandë mundohet t’i bindë qytetarët për progresin e pashembullt ekonomik në vend.
Sot, të gjithë jemi të vetëdijshëm se gjendja ekonomike dhe gjendja në institucione është në pikën me të ultë që nga paslufta. Po na qeverisin praktikantët me rregullat dhe urdhërat e ”komiteteve”, andaj edhe s’ka si të jetë ndryshe. /InLajmi/